Требош: Разлика помеѓу преработките

[непроверена преработка][непроверена преработка]
Избришана содржина Додадена содржина
с Отстрането уредувањето на 79.125.221.56 (разговор), вратено на последната верзија на Brest-bot
Ред 34:
== Редовни настани ==
 
== Личности ==
Shaip Emërllahu u lind më 13. IV. 1962 në fshatin Trebosh të Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërkaq Fakultetin Filologjik, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Botoi vëllimet me poezi "Pagëzimi i viteve", Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1994, "Projekti i thyer", Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup, 1997. "Vdekja e paktë" në edicionin "Flaka", Shkup. 2001.
Më vitin 2001 "Akademia Orient - Oksident" në Bukuresht ia botoi në gjuhën shqipe dhe rumune vëllimin me poezi "Vdekja e paktë"- "Putina moarte". Në vitin 2004 PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë i botojnë vëllimin dygjuhësh kroatisht-shqip me titull "Poezi". Në vitin 2004, Shtëpia botuese "Feniks" nga Shkupi ia botoi librin me poezi të zgjedhura "Dvorski son". Në vitin 2000 në bashkautorësi botoi librin me dëshmi të masakrave në Kosovë "...edhe ne dëshmojmë / We witness", Sh.B. “Ditët e Naimit” (në gjuhën shqipe dhe atë angleze). Më 1999, në vazhdime “Flaka” ia botoi monografinë “Sadudin Gjura, jeta dhe vepra” dhe monografinë Aktiviteti politik dhe kulturor i grupit atdhetar “Besa”.
Poezitë e tij janë botuar në gjuhën frënge, angleze, hebraike, spanjolle, arabe, rumune, turke, polake, çeke, kroate, maqedone, vllehe etj.
Ka marrë pjesë në festivale poetike ndërkombëtare dhe ata vendore, si në Kolumbi, Irlandë, Tunis, Poloni, Kroaci, Rumani, Bullgari, Turqi, Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë etj.
Është nderuar me disa çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka punuar gazetar në disa media elektronike dhe të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite ishte redaktor i rubrikës së kulturës në gazeten "Flaka".
Është themelues dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit"- Tetovë.
 
== Култура и спорт ==
Revista prestigjioze letrare "Evropski Glasnik" ne numrin e tij te nente botoi gjashte poezi te poetit Shaip Emerllahu. Poezite i ka perkthyer perkthyesja kroate Vanda Mikshiq. Ne kete reviste letrare voluminoze qe ka 1094 faqe jane botuar krijime letrare ne proze dhe ne poezi te afro 200 autoreve te njohur boteror, shkrime mbi letersine, mbi psikoanalitiken, udhepershkrime, mbi globalizmin, pikturen, muziken etj. te autoreve si, Oktavio Paz, Carlos Fuentes, Sharl Bodlere, Alberto Rui Sanchez, Juan Rulfo, Jun'ichiro Tanizaki, Augusto Monterroso, Mario Vargas Llosa, Samuel Huntington, Darko Glavan, Elsa Krouz e shume te tjere. Revista del njehere ne vit dhe promovimi i saj behet ne Zagreb ne cdo fillim viti, ku marrin pjese autore te perfshire ne te, presonalitete te larta te artit, kultures dhe politikes. Poeti Shaip Emerllahu nuk eshte tanime i panjohur per lexuesin kroat. Atij vitin e shkuar PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtareve te Kroacise i nxorri botimin special poetik "Poezi" ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen kroate. Vet poeti Shaip Emerllahu mori pjese ne Festivalin Literutarure Live 2004 qe u mbajt ne muajin nentor ne Zagreb, ku ai pati nje prezentim te krijimtarise se tij para publikut kroat dhe dha nje interviste te gjate per gazeten e njohur kroate "Vecernji list". Nderkaq, po keto dite, poezite e Shaip Emerllahut u botuan edhe ne revisten arabe "Dielli" qe del ne Madrid dhe shperndahet ne gjithe vendet arabfolese. Aty jane perfshire 4 poezi, nje biografi dhe nje fotografi e tij. Poezite nga spanishtja ne arabisht i perktheu poeti dhe perkthyesi arab Abdulhadi Sadoun. Shaip Emerllahut i jane perkthyer tri libra dhe cikle te ndryshme poetike ne dhjete gjuhe te botes. Merita Bajraktari
 
== Иселеништво ==
Prej 18-25 qershor, në Medellin të Kolumbisë së Amerikës Latine, u mbajt Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Poezisë, ku morën pjesë 70 poetë nga të gjitha kontinentet e botës, në mesin e të cilëve edhe poeti Shaip Emërllahu. Pas kthimit të tij nga ky festival, poeti Emërllahu paraqiti mbresat e tij nga ky tubim i madh ndërkombëtar të poetëve. "Orët letrare të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë u mbajtën në Medelinin tremilionësh dhe në kryeqitetin Bogota në arena të hapura, biblioteka, teatro, pallate kulture, universitete, parqe, stacione, ku në të kaluarën është zhvilluar një terror i paparë ndaj popullit kolumbian ", shprehet Emërllahu, duke rrëfyer edhe për disa detaje të tjera. Sipas programit, ai ka pasur pesë prezentime përpara një publiku të madh, ku ka lexuar mbi 20 poezi të tij. Shaip Emërllahu është prezentuar në orën letrare të titulluar "Katër poetë evropianë", që është mbajtur në një sallë biblioteke, së bashku me tre poetët e njohur Stefan Hertmans nga Belgjika, Ingibjorg Haralsdottir nga Islanda dhe Aleksander Gillet nga Zvicra. Gjithashtu, ai ka lexuar edhe në mbylljen e Festivalit, i cili u ndoq nga 7 mijë dashamirë të poezisë. Sipas Emërllahut, ky është festivali më i madh i poezisë në botë dhe e gjithë veprimtaria e tij ndiqet nga një publik prej 150 mijë dashamirësh të poezisë, ndërsa hapja dhe mbyllja e tij transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Në natën e parë dhe të fundit mijëra të pranishëm marrin pjesë aktive në leximin e krijimeve nga ana e poetëve. Poeti i njohur gjerman Encensberger, do të shprehet se "ajo që është impresive në këtë festival, është publiku, i cili nuk është pasiv në dëgjimin e poezisë, por reagon në mënyra të ndryshme, duke shprehur ndjeshmërinë dhe gjykimin për të". Në këtë takim ndërkombëtar të poezisë, Shaip Emërllahut i janë përkthyer 21 poezi në gjuhën spanjolle nga poetët Rafaello Patinjo dhe Nikole Kaghë Florentiny. Katër prej tyre në gjuhën spanjolle dhe nga një në gjuhën angleze e në gjuhën shqipe, së bashku me një biografi, i janë botuar në revistën voluminoze të festivalit "Prometheu".
 
== Надворешни врски ==
Преземено од „https://mk.wikipedia.org/wiki/Требош