Требош: Разлика помеѓу преработките

[непроверена преработка][непроверена преработка]
Избришана содржина Додадена содржина
Ред 34:
== Редовни настани ==
 
== Личности ==
Shaip Emërllahu u lind më 13. IV. 1962 në fshatin Trebosh të Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërkaq Fakultetin Filologjik, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Botoi vëllimet me poezi "Pagëzimi i viteve", Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1994, "Projekti i thyer", Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup, 1997. "Vdekja e paktë" në edicionin "Flaka", Shkup. 2001.
Më vitin 2001 "Akademia Orient - Oksident" në Bukuresht ia botoi në gjuhën shqipe dhe rumune vëllimin me poezi "Vdekja e paktë"- "Putina moarte". Në vitin 2004 PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë i botojnë vëllimin dygjuhësh kroatisht-shqip me titull "Poezi". Në vitin 2004, Shtëpia botuese "Feniks" nga Shkupi ia botoi librin me poezi të zgjedhura "Dvorski son". Në vitin 2000 në bashkautorësi botoi librin me dëshmi të masakrave në Kosovë "...edhe ne dëshmojmë / We witness", Sh.B. “Ditët e Naimit” (në gjuhën shqipe dhe atë angleze). Më 1999, në vazhdime “Flaka” ia botoi monografinë “Sadudin Gjura, jeta dhe vepra” dhe monografinë Aktiviteti politik dhe kulturor i grupit atdhetar “Besa”.
Poezitë e tij janë botuar në gjuhën frënge, angleze, hebraike, spanjolle, arabe, rumune, turke, polake, çeke, kroate, maqedone, vllehe etj.
Ka marrë pjesë në festivale poetike ndërkombëtare dhe ata vendore, si në Kolumbi, Irlandë, Tunis, Poloni, Kroaci, Rumani, Bullgari, Turqi, Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë etj.
Është nderuar me disa çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka punuar gazetar në disa media elektronike dhe të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite ishte redaktor i rubrikës së kulturës në gazeten "Flaka".
Është themelues dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit"- Tetovë.
 
== Култура и спорт ==
Преземено од „https://mk.wikipedia.org/wiki/Требош